VIDEO/ PSG e nis sezonin e ri me humbje, mposhtet nga Lens

VIDEO/ PSG e nis sezonin e ri me humbje, mposhtet nga Lens

23:04, 10/09/2020

Lens kanë shkaktuar befasinë e parë në Ligue 1.

Skuadra modeste ka mposhtur 1-0 kampionët në fuqi të Francës ndërsa ekipi i trajnerit Tuchel vuajti shumë, pasi kishte mungesa të 7 lojtarëve që u prekën nga COVID-19.

Pjesa e parë e këtij takimi tregoi disa raste, por nuk u gjet rruga e golit nga asnjëra skuadër. Në pjesën e dytë, Ignatius Ganago arriti që të shënonte gol në minutën e 57’ i cili “vulosi” fatin e këtij takimi.

Me këtë fitore, Lens pas dy ndeshjeve numëron 3 pikë, kurse për PSG kjo ishte ndeshja e parë duke bërë që sezoni të nis me humbje.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco