Bjellorusi-Shqipëri, caktohen gjyqtarët e ndeshjes së parë të Ligës së Kombeve

Bjellorusi-Shqipëri, caktohen gjyqtarët e ndeshjes së parë të Ligës së Kombeve

16:48, 01/09/2020

Sfida e parë e Shqipërisë në Ligën e Kombeve kundër Bjellorusisë më 4 shtator i është besuar arbitrit suedez, Kristofer Karlson.

36-vjeçari ka marrë stemën e FIFA-s që prej vitit 2018, ndërsa ka arbitruar në total në Suedi 203 ndeshje. Ai nisi karrierën në vitin 2006.

Për sa i përket ndeshjeve në kompeticionet e futbollit europian, ai ka vendosur drejtësinë në 10 takime.

Suedezi nuk karakterizohet si gjyqtar i rreptë dhe i ashpër, pasi ka akorduar në 260 takime në karrierë 896 kartonë të verdhë (mesatarisht 3.4 kartonë të verdhë për ndeshje) dhe 24 herë kartonin e kuq.

Karlson do të ketë ndihmën e kolegëve bashkëkombës, Daniel Gustavson, Maks Robin Uajld (arbitra anësorë), ndërsa Fredrik Klit është caktuar si gjyqtar i katërt.

Takimi luhet në orën 20:45 në Stadiumin Olimpik Kombëtar të Dinamos në Minsk.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco