FOTO/ Sulmuesi shqiptar transferohet te Sëlltik, merr ‘bekimin’ e Presidentit Meta

FOTO/ Sulmuesi shqiptar transferohet te Sëlltik, merr ‘bekimin’ e Presidentit Meta

16:52, 13/08/2020

Sulmuesi shqiptar, Albian Ajeti, i është bashkuar zyrtarisht skuadrës së Sëlltikut në Skoci.

Vëllai i mbrojtësit të Kombëtares, Arlind Ajeti, pas aventurës jo fortë pozitive te Uest Hemi në Angli, ka zgjedhur të transferohet te skuadra kampione e Skocisë, për t’u rikthyer sërish protagonist, ashtu si te Bazeli.

23-vjeçari do të mbajë fanellën me numrin 10, teksa synon të shkruajë historinë me klubin legjendar, që kërkon titullin e 10-të kampion radhazi.

Ndërkohë nuk ka munguar edhe “bekimi” i presidentit Ilir Meta, i cili është deklaruar si tifoz i zjarrtë i Sëlltikut.

Nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare në “Facebook”, ai  i ka uruar suksese Albian Ajetit.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco