Baku në Syri TV: Për një herë të vetme qeveria të bëjë diçka të mirë për sportin

Baku në Syri TV: Për një herë të vetme qeveria të bëjë diçka të mirë për sportin

18:49, 10/08/2020

Liga Profesioniste i ka dërguar një kërkesë me katër pika qeverisë shqiptare dhe është në pritje të plotësimit të tyre, në të kundërt kampionati i ri do të bojkotohet nga 10 skuadrat e Superligës Shqiptare.

Për të folur për këtë temë, në Syri TV në emisionin informativ të pasdites me gazetaren Enkeleida Zeko në një lidhje “Skype” ishte gazetari Ervin Baku.

“Është një vendim i drejtë nga ana e Ligës Profesioniste që i është drejtuar qeverisë një letër me katër pika të qarta. Për një herë të vetme politika të bëjë diçka të mirë për sportin. T’i shkohet deri në fund nga Liga dhe të mos ketë lojëra fjalësh. Kërkesat duhet të zbatohen .

Nëse ka vullnet të mirë, edhe brenda natës bëhen gjërat e mira. Nuk është problem kohe, por problem vullneti. Uroj që qeveria ta ketë këtë vullnet”, tha Baku, i cili më pas u ndal edhe te shorti i skuadrave shqiptare në Kupat e Europës.

“Kam një besim që të katër skuadrat e Superligës shqiptare do ta kalojnë turin e parë. Shorti i ka favorizuar ekipet tona. Duke parë formën e mirë të skuadrave tona dhe në një ndeshje teke, kam besim që të katër ekipet do ta kalojnë turin e parë”, deklaroi gazetari Ervin Baku në Syri TV.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco