Sarri u largua nga Juventus, 3 lojtarë gëzohen me këtë lajm

Sarri u largua nga Juventus, 3 lojtarë gëzohen me këtë lajm

19:19, 08/08/2020

Maurizio Sarri nuk do të jetë më trajner i Juventusit.

Dështimi i bardhezinjëve në Ligën e Kampionëve i ka kushtuar shtrenjtë teknikut Toskan, pasi presidenti, Andrea Agnelli vendosi që ta shkarkojë nga posti drejtues.

Ky shkarkim i Sarrit duket se ka gëzuar dikë. Bëhet fjalë për futbollistin bardhezi Douglas Costa. Braziliani dhe dy ish-lojtarëve e tjerë juventinë Mario Mandzukic dhe Emre Can i kanë dhënë “like” lajmit të shkarkimit të 61-vjeçarit.

Kroati humbi vendin e titullarit dhe u detyrua të largohej për në Katar gjatë muajit janar. Fatin e tij e pati dhe gjermani Xhan, i cili zgjodhi të luante për Borusia Dortmundin.

Por, dhe Douglas Costa duket se ka patur nevojë të “festojë” shkarkimin e Sarrit. Futbollisti brazilian nuk ka qenë titullar në shumë prej ndeshjeve dhe është aktivizuar pjesërisht nga Sarri, ndërsa dhe dëmtimet kanë bërë punën e vet.

Juventusi po kërkon të gjejë trajnerin e ri dhe disa prej kandidatëve më të përfolur deri tani janë: Pochetino, Zidan, Inzaghi dhe Gassperini.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco