Zyrtare: Alexis Sanchez vazhdon aventurën me Interin

Zyrtare: Alexis Sanchez vazhdon aventurën me Interin

11:57, 06/08/2020

Pas një huazimi të suksesshëm, Alexis Sanchez do të qëndrojë te Inter. Zikaltërit kanë arritur një marrëveshje me kilianin dhe klubin e tij, Manchester United, për një blerje përfundimtare.

Pas afrimit të Hachraf Akimi dhe Nicolo Barella, Interi nuk kishte ndërmend të ndalej në këtë merkato verore. Dhe një nga prioritetet e zikaltërve në javët e fundit ka qenë mbajtja e Alexis Sanchez, në huazim këtë sezon nga Manchester United, por pa një mundësi blerjeje.

Autor i 4 golave dhe 9 asisteve në 22 paraqitje në Serie A me fanellën e Interit(29 ndeshje në të gjitha kompeticionet), anësori kilian nuk ishte domosdoshmërisht vendimtar gjatë sezonit, por ai ishte në gjendje të kënaqte drejtuesit italianë dhe trajnerin, Antonio Conte, të cilët e dëshironin me patjetër qëndrimin e tij.

Sanchez ishte në listën e njerëzve të padëshirueshëm te skuadra e Manchester United, por me një kontratë funksionale deri në vitin 2022. "Djajtë e Kuq" fillimisht prisnin 17 milion € për ta lënë, por në fund, zikaltërit negociuan mirë duke rekrutuar atë me parametra zero.

“ Inter njofton se Alexis Sanchez është transferuar përgjithmonë te zikalërit, falas. Sulmuesi kilian ka nënshkruar një kontratë që e lidhe me klubin deri më 30 qershor 2023, "tha Inter në njoftimin e tij për shtyp.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco