Reali huazon sërish Kubon, ja ekipi i ri i talentit japonez

Reali huazon sërish Kubon, ja ekipi i ri i talentit japonez

10:19, 06/08/2020

I stërvitur te Barcelona , Takefusa Kubo, tani pjesë e Real Madridit , është një nga protagonistët kryesorë të tregut të transferimeve këtë verë në Spanjë .

19 vjeçari japonez ka qenë sezonin që lamë pas i huazuar te Mallorca, por rënia e këtyre të fundit një kategori më poshtë, bëri që drejtuesit e skuadrës së Realit ta merrnin mbrapsht, për ta huazuar në një klub tjetër.

Image

Kubo dukej shumë pranë huazimit te skuadra e Osasunës, por ditët e fundit ka ndryshuar gjithçka, pasi talenti japonez tani është pranë kalimit te Villareal.

Sipas informacioneve të spanjoles “AS’, 19-vjeçari do të huazohet pa një mundësi blerje te skuadra që tani trajnohet nga  Unai Emery. Klubi spanjoll do të paguajë shumën prej 2 milion eurosh për transferimin e japonezit. E përditshmja iberike madje saktëson se Villarreal do të duhet të paguaj të gjithë pagën e tij.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco