Valon Et’hemi kryen vizitat mjekësore tek skuadra polake

Valon Et’hemi kryen vizitat mjekësore tek skuadra polake

13:04, 05/08/2020

Valon Et’hemi pak ditë më parë njoftoi largimin nga Kukësi, aty ku ai luante prej 3 vitesh.

Talenti 22-vjeçar ka vendosur të vazhdojë karrierën e tij futbollistike në Poloni, aty ku do të luajë me skuadrën e Zaglebie Lubin. Ditën e djeshme futbollisti ka kryer vizitat mjekësore me këtë skuadër, teksa shumë shpejt pritet të vijë edhe zyrtarizimi.

Kujtojmë se Et’hemit i kishte përfunduar kontrata me skuadrën e Kukësit dhe vendosi ta mbyllë këtu aventurën me verilindorët. Por edhe pse iku si lojtar i lirë, Kukësi nuk ka dalë duarbosh nga kjo lëvizje e futbollistit.

Kjo për shkak se lojtari nuk i ka mbushur ende 23 vjeç dhe Kukësi mund të marrë një shumë parash në formën e taksës së formimit, i ndihmuar nga rregullat e FIFA-s. Kështu, verilindorët do të përfitojnë 60 mijë euro për dy vitet që e mbajtën e Et’hemin në skuadër.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco