Menaxheri i futbolli në Syri TV: Kukësi dhe Partizani do lirohen nga bllokimi i merkatos

Menaxheri i futbolli në Syri TV: Kukësi dhe Partizani do lirohen nga bllokimi i merkatos

18:45, 31/07/2020

Në emisionin informativ të pasdites në Syri TV me gazetaren Eneleida Zeko, menaxheri i futbollit, Andi Matraxhiu, dha mendimin e tij në lidhje me pezullimet e merkatos së Kukësit dhe Partizanit.

Gjithashtu, në lidhjen “Skype”, Matraxhiu foli edhe për finalen e Kupës së Shqipërisë mes Tiranës dhe Teutës, ku she

Bllokimi i merkatos – Nuk është një imazh i mirë që krijojmë. Mendoj se si Partizani, ashtu edhe Kukësi, do të lirohen nga ky penalitet mjaft shpejt. Kam informacionin që lojtari i Kukësit, (Filip Zderiç) ka abandonuar stërvitjet. Drejtuesit e kanë dërguar tek ekipi B, por nuk ka pranuar dhe është larguar në mënyrë të njëanshme. Edhe për Partizanin ka një nxitim. Mund të jetë nxituar disi Partizani, pasi Çinari kishte një situatë të komplikuar. Drejtuesit duhet të kishin bërë pak më tepër kujdes, pasi për Çinarin ishte situata e koklavitur. Ndaj shpresoj që edhe Partizani ta zgjidhë këtë problem.

Kupa e Shqipërisë - Teuta është më e avantazhuar, pasi ka më tepër motivim. Tirana më duket paksa e velur me titullin që fitoi. Mendoj se do të jetë një ndeshje e bukur dhe të shohim kush do të fitojë. Duhet bërë kujdes me arbitrimin, pasi ndeshje të tilla kanë presion.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco