Publikohen datat për ndeshjet në Europa League 2020/21

Publikohen datat për ndeshjet në Europa League 2020/21

22:29, 23/07/2020

UEFA ka zyrtarizuar datat për sezonin e ri të Europa Leagues, kompeticionit të dytë më të rëndësishëm në rang klubesh, teksa gjithçka do të startojë më 20 gusht me raundin para-eliminator.

Vetëm një javë më vonë, më 27 gusht do të luhet turi i parë eliminator, ndërsa më 17 dhe 24 shtator do të luhen edhe raundi i dytë e i tretë eliminator dhe më 1 tetor do të jetë radha e ndeshjeve Play Off për fazën e grupe.

E veçanta e eliminatoreve të këtij viti është se ndryshe nga sezonet e kaluara ku është luajtur me sistem vajtje-ardhje, do të vendosen me vetëm një ndeshje në fushë asnjanëse, pasi koha është e limituar për shkak të çrregullimeve që solli pandemia.

Faza e grupeve do të zhvillohet normalisht dhe do të startojë më 22 tetor, për t’u mbyllur më 10 dhjetor. Më pas gjithçka do të vijojë si në sezonet e kaluara, me takimet që pritet të startojnë në shkurt, për turet me eliminim.

20 gusht – raundi para-eliminator

27 gusht – raundi i parë kualifikues

17 shtator – raundi i dytë kualifikues

24 shtator – raundi i tretë kualifikues

1 tetor – Play Off

22-29 tetor, 5-26 nëntor , 3-10 dhjetor – faza e grupeve

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco