Baloteli në ‘pikiatë’, në bisedime me klubin e Serie C

Baloteli në ‘pikiatë’, në bisedime me klubin e Serie C

15:04, 23/07/2020

Drejtori sportiv i Comos, Mikael Gandler, ka konfirmuar bisedimet me Mario Balotelin, por nuk mund të thotë më shumë se aq.

Baloteli do largohet nga Breshia në fund të sezonit, pasi klubi ra nga kategoria.

Është raportuar se sulmuesi italian mund të pranojë të luajë dy kategori më poshtë në futbollin italian dhe t’i japë vetes një fillim të ri tek ekipi i Serisë C.

Në një intervistë për “La Provincia di Como”, drejtori sportiv i Comos, Gantler tha: “Ka pasur bisedime mes dy palëve. Agjentët e tij u ulën dhe na dëgjuan neve. Nuk mund të them më shumë se kaq”.

Pavarësisht se përfunduan të 13-tët në Serinë C, Como zotërohet nga një biznesmen i fuqishëm, Robert Budi Hartono, i cili është personi i dytë më i pasur në Indonezi me një pasuri neto prej 18.2 bilion dollarë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco