‘Çmendet’ Guardiola, kërkon mbrojtësin që kushton 120 milionë euro

‘Çmendet’ Guardiola, kërkon mbrojtësin që kushton 120 milionë euro

15:48, 22/07/2020

Manchester City mund të realizojë një përforcim të ri nga La Liga, i cili është identifikuar nga trajneri Pep Guardiola.

E përditshmja britanike “The Times” raporton se tekniku i Citizens ka shfaqur interesim për transferimin e mbrojtësit të Atletico Madridit, Jose Gimenez.

Mirëpo, klubi madrilen nuk do të pajtohet lehtë me largimin e një prej futbollistëve kryesorë të ekipit.

Guardiola beson se mund ta bindë Atletico Madridin për shitjen e tij, edhe pse klubi madrilen e vlerëson në 120 milionë euro.

25-vjeçari Gimenes është një shtyllë në formacionin e Diego Simeones.

Ai erdhi në klub më 2013 dhe ngadalë ka zënë vend të rëndësishëm te ekipi nga “Wanda Metropolitano”.

City mund t’i plotësojë dëshirën teknikut, duke derdhur shifrën e lartë që kërkon klubi spanjoll.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco