Superliga/ Java e 34-t do të luhet në dy ditë. Kalendari i ndeshjeve

Superliga/ Java e 34-t do të luhet në dy ditë. Kalendari i ndeshjeve

19:17, 16/07/2020

Sfidat e kthimit gjysmëfinale të Kupës së Shqipërisë, shumë shpejt do t’i lënë vendin ndeshjeve të javës së 34-t të Kategorisë Superiore, e cila do të luhet në dy ditë.

Dy ndeshje do të luhen ditën e shtunë në orën 17:45 dhe do të jenë sfidat Tirana-Flamurtari dhe Luftëtari-Skënderbeu, me bardheblutë dhe korçarët që janë ndjeshëm favoritë për të marrë tre pikët përballë 2 skuadrave të dy vendeve të fundit.

Ditën e diel në orën 17:45 në “Adush Muça” Bylisi do të presë Laçin, ndërsa në mbrëmje me drita do të luhen dy sfidat më të rëndësishme të kësaj jave, Vllaznia-Kukësi, dhe Teuta-Partizani, ku mund të vendoset shumë si përsa i përket titullit, mbijetesës, por edhe Europës.

Kategoria Superiore/ Java 34

E shtunë

Luftëtari-Skënderbeu      ora 17:45

Tirana-Flamurtari           ora 17:45

E diel

Bylis-Laçi                       ora 17:45

Vllaznia-Kukësi              ora 20:45

Teuta-Partizani               ora 20:45

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco