Fitorja i jep titullin Realit, flet Zidane: Sot një ditë shumë e vështirë...

Fitorja i jep titullin Realit, flet Zidane: Sot një ditë shumë e vështirë...

09:07, 16/07/2020

Sot në orën 21:00 në “Santiago Bernabeu”, Real Madrid ka mundësinë e artë për të siguruar matematikisht titullin kampion një javë para fundit.

“Los Blancos” përballen me Villarrealin do i mjaftojnë vetëm 2 pikë për tu shpallur kampion, por në krahun tjetër Zidane është shprehur se mendon vetëm për fitore.

“Sot do të jetë testi më i vështirë, Villarreal di se si të luajë, është një ekip shumë i mirë dhe ne do të kemi një përballje shumë të vështirë.Hazard është mirë dhe nuk ndjen shqetësime fizike, po rikthehet në formë.

 “Unë nuk dua 2 barazime, por ne po mendojmë vetëm të fitojmë sot, kjo është ajo që na motivon. Ne jemi të përgatitur për këtë dhe nuk mendojmë për barazimet por për të fituar 3 pikë kaq shumë të rëndësishme”, përfundoi Zidane.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco