Covid-19/ Nëse Reali fiton titullin kampion nuk do të ketë festë!

Covid-19/ Nëse Reali fiton titullin kampion nuk do të ketë festë!

09:46, 15/07/2020

Real Madrid është me “një dorë” tek titulli kampion në La Liga.

Autoritetet në kryeqytetin spanjoll kanë filluar të mendojnë për festime të mundshme të titullit gjatë kësaj kohe kur vazhdon rreziku nga koronavirusi.

Zakonisht, tifozët e Real Madridit grumbullohen te shatërvani Cibeles për ta festuar titullin e kampionit dhe madje edhe lojtarët e vizitojnë atë vend si pjesë e festës zyrtare.

Megjithatë, drejtuesit e Real Madridit duan ta shmangin çfarëdo situatë që mund ta rrezikojë shëndetin e tifozëve dhe, për këtë arsye, është pothuajse e pamundur që lojtarët e Real Madridi të shkojnë në Cibeles.

Në vend të kësaj, Real Madridi mendon ta organizojë një festë në “Santiago Bernabeu” në një datë tjetër e cila do të ofrojë siguri për shëndetin e tifozëve.

Edhe Këshilli i Qytetit është duke punuar në vendosjen e disa masave për të mos i lejuar tifozët të grumbullohen të enjten edhe të dielën.

“Ju lutem mos festoni në Cibeles. Festojeni titullin me flamuj të Real Madridit nëpër ballkone”, ka thënë kryetari i Madridit, Jose Luiz Martinez Almeida.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco