U rrëzua aksidentalisht në shtëpi, Muriel humb ndeshjen ndaj Brescias

U rrëzua aksidentalisht në shtëpi, Muriel humb ndeshjen ndaj Brescias

16:38, 14/07/2020

Atalantës në ndeshjen e mbrëmjes së sotme ndaj Brescias (21:45) do t’i duhet të bëjë pa sulmuesin, Luis Muriel.

Sipas “Bergamo e Sport”, 29-vjeçari ka qenë viktimë e një aksidenti (thuhet se është rrëzuar nga shkallët) që i ka shkaktuar një çarje të thellë në kokë.

Mësohet se kolumbiani (autor i 17 golave me Atalantën këtë sezon) është dërguar me urgjencë në spital, për të marrë ndihmë mjekësore. Ai do t’u nënshtrohet ekzaminimeve më të thelluara, për të kuptuar pasojat e aksidentit. Kuptohet që sulmuesi do të mungojë në takimin me Brescian.

Periudhë negative në aspektin personal për Muriel, i cili para këtij aksidenti shkaktoi 11-metërshin që solli barazimin e Juventusit ndaj Atalantës në takimin e pak ditëve më parë.

Gjatë këtij sezoni Muriel ka rezultuar në shumë raste vendimtar për bergamaskët, pasi ka shënuar në vazhdimësi gola të rëndësishëm edhe pse është përdorur përgjithësisht si zëvendëses nga Gasperini.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco