Skenari i pamundur/ Vetëm në këtë mënyrë Barcelona shpallet kampione në La Liga

Skenari i pamundur/ Vetëm në këtë mënyrë Barcelona shpallet kampione në La Liga

15:16, 13/07/2020

La Liga është drejt fundit me Real Madridin më pranë se kurrë titullit kampion.

Skuadra e Zidanes ka siguruar plot 8 fitore në harkun e vetëm 26 ditëve, një ecuri pozitive, madje në pesë ndeshjet e fundit ekipi “merengues” ka triumfuar pa pësuar fare gol.

Momentalisht Real Madrid është duke kryesuar kampionatin 1 pikë më shumë se katalnasit por gjithashtu kanë për të zhvilluar 3 ndeshje (një më shumë se Barcelona).

Sot në orën 22:00 Reali përballet me Grandan dhe në rast të një hapi fals atëherë do të rihapet kampionati spanjoll duke e bërë interesante si kurrë më parë luftën për titullin kampion. Më pas dy gabime të Realit e kombinuar me “fitore të detyrueshme” të Barcelonës shkall katalanasit kampionë në Spanjë.

Barcelona në këto 2 javë do të përballet me Osasunën si vendas dhe me Alaves në transfertë, kurse Real Madrid ka edhe 3 ndeshje (me Granadan,Villarreal dhe Leganes).

Në rast se të dy skuadrat dalin me pikë të barabarta, Reali është e avantazhuar duke prekur titullin kampion.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco