‘VAR-i duhet të na ndihmojë’, Koulibaly: Nuk ishte penallti ajo e Milanit

‘VAR-i duhet të na ndihmojë’, Koulibaly: Nuk ishte penallti ajo e Milanit

12:09, 13/07/2020

Mbrojtësi i Napolit, Kalidou Koulibaly, pretendon se penalltia ishte e padrejtë dhe për pasojë vendosi përfundimisht në barazpeshën 2-2 takimin kundër Milanit.

 “Aksioni në atë moment ishte i shpejtë. Nuk dukej si penallti. Kur shkova në dhomat e zhveshjes më thanë se ishte penallti. Në përgjithësi, duhej të mbroheshim më mirë në atë rast. Duhet të tregohemi të kujdesshëm.

Futbolli është sport kontakti dhe nuk ke se çfarë të bësh brenda zonës së rreptësisë, bëhet tepër e vështirë. VAR-i duhet të na ndihmojë, do të përmirësohet akoma më shumë me kalimin e kohës”, shprehet për “Sky Sport Italia” Koulibaly.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco