Menemespor nuk ndalet, klubi turk interesohet për sulmuesin e Tiranës

Menemespor nuk ndalet, klubi turk interesohet për sulmuesin e Tiranës

15:08, 12/07/2020

Një tjetër futbollist që luan në Kategorinë Superiore përfundon në radarët e klubit të ligës së dytë turke Menemenspor. Bëhet fjalë për sulmuesin e Tiranës Micheal Ngoo i cili me shumë gjasa nuk do të rinovojë kontratën e tij me bardheblutë që i skadon në fund të këtij sezoni.

Falë 12 golave të realizuar në këtë kampionat, gjigandi i sulmit të bardhebluve po ndiqet me vëmendje nga disa klube por më shumë interes ka shfaqur pikërisht Menemenspor.

Lajmi për interesimin e klubit nga Izmiri për bomberin anglez është bërë publik nga mediat turke, ndërkohë që vetë futbollisti tundohet nga kjo aventurë.

Javë më parë Menemenspor ka treguar interes për një sërë emrash nga kampionati shqiptar, teksa sëfundmi është përmendur edhe emri i sulmuesit nigerian të Partizanit Solomon. Te skuadra nga Izmiri luajnë dy futbollistë shqiptarë, portieri Gentjan Selmani dhe mbrojtësi David Domgjoni.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco