Sarri: 'Të luash kundër Atalantës është problem për të gjithë, jo vetëm ne'

Sarri: 'Të luash kundër Atalantës është problem për të gjithë, jo vetëm ne'

09:15, 12/07/2020

Në fund të ndeshjes kundër Atalantas, trajneri i Juventus, Maurizio Sarri foli për mikrofonat e DAZN : "Unë e di që jemi përballur me një nga skuadrat më të mira në Evropë. Atalanta është një ekip shumë i organizuar. Të luash kundër tyre është tani një problem për të gjithë, jo vetëm për ne.

Sa peshon kjo pikë?

"Peshon një pikë. Ne ishim shtatë pikë përpara dhe tani jemi tetë.”

Pjanic nuk luajti?

"Pjanic nuk ishte  mirë dhe ne u detyruam  të bënim zgjedhje të tjetër, pasi nuk doja të rrezikoja një dëmtim të muskujve."

Ju pëlqyen Ronaldo dhe Dybala?

"Ishte një lojë e vështirë për sulmuesit. Më pak për Cristiano për karakteristika që ka dhe pak më shumë për Dybalan, pasi i pëlqen ta uli topin dhe më pas të kthehet."

A jeni më i qetë për titullin?

"Jo".

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco