I vuri fajin se e infektoi me Koronavirus, zbulohet lojtari i Partizanit që bëri sherr me Boldor

I vuri fajin se e infektoi me Koronavirus, zbulohet lojtari i Partizanit që bëri sherr me Boldor

10:50, 10/07/2020

Pas pesë rasteve me Koronavirus të konfirmuara te Partizani, është rritur edhe tensioni në kampin e kuq, aq më tepër para një ndeshje të rëndësishme siç është ajo në derbi ndaj Tiranës.

Gjatë mesnatës ka pasur një përplasje mes njërit nga lojtarët e Partizanit që rezultoi ditën e djeshme me Koronavirus dhe mbrojtësit Boldor, i cili kishte rezultuar pozitiv para dy ditëve.

Sipas “Panorama Sport”, personi me të cilin është përplasur rumuni ka qenë Erald Çinari.

Fillimisht kanë pasur një debat në telefon, për shkak se Çinari ka rezultuar pozitiv.

Shkodrani i është përveshur Boldorit në telefon duke e akuzuar për pakujdesi.

Mbrojtësi rumun ka mohuar që të ketë bërë veprime me qëllim, por më pas debati ka degjeneruar në të shara.

Çinari dhe dy lojtarë të tjerë janë nisur drejt shtëpisë së Boldorit dhe pas një debati verbal ka pasur edhe përplasje fizike.

Kjo ka alarmuar së tepërmi motrën e Boldorit që ka filluar të bërtasë me të madhe.

Më pas, Boldor është goditur dhe është shoqëruar për në spital, teksa e ka ndjekur edhe motra e tij, që gjithashtu është e infektuar me Koronavirus.  

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco