Incidenti në Gjilan, reagon Federata e Futbollit të Kosovës

Incidenti në Gjilan, reagon Federata e Futbollit të Kosovës

17:06, 09/07/2020

Pas incidentit të djeshëm në ndeshjen Gjilani – Prishtina, gjatë ditës së sotme nga reaguar Komisioni i Garave në Federatën e Futbollit të Kosovës të cilët shprehin shqetësimin për ato imazhe të turpshme.

Për këtë ngjarje KG do të diskutojë dhe do t’i shqyrtojë të gjitha provat dhe materialet zyrtare në mbledhjen e radhës pas përfundimit të javës së 29-të.

Ja reagimi i plotë:

Komisioni i Garave vlerëson se ky kampionat është njëri nga më interesantët që nga paslufta, ku si gara për titull ashtu edhe ajo për mbijetesë është masive dhe e paqartë. Një gjë e tillë pa dyshim ka ndikuar edhe në rritjen e rivalitetit dhe të cilësisë së futbollit, por natyrshëm rrit edhe presionin tek klubet dhe tek zyrtarët e ndeshjeve. KG shpreh shqetësimin për ngjarjen e fundit të ndodhur në Gjilan, në ndeshjen Gjilani – Prishtina, që krijon imazh të keq për futbollin tonë.

Për këtë ngjarje KG do të diskutojë dhe do t’i shqyrtojë të gjitha provat dhe materialet zyrtare në mbledhjen e radhës pas përfundimit të ndeshjeve të javës së 29-të në Ipko Superligë. Me këtë rast apelojmë që klubet të përmbahen nga deklaratat e pamatura dhe veprimet e dhunshme, veçmas nga zyrtarët e klubeve, të cilët në shumë raste po nxisin situata të pakëndshme brenda fushës së gjelbër.

Njëherësh kërkojmë edhe nga trajnerët që të jenë shembull i mirë dhe ta ruajnë gjakftohtësinë, teksa apelojmë edhe te gjyqtarët që të bëjnë punën e tyre në mënyrë sa më profesionale dhe të mos bien pre e presioneve apo ndikimeve. Komisioni i Garave do të vazhdojë të punojë me të gjitha organet e tjera të FFK-së për mbarëvajtje sa më të mirë dhe përmbyllje të suksesshme të këtij edicioni garues.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco