Bashkia e Shkodrës arrin marrëveshjen për sponsorizimin e Vllaznisë

Bashkia e Shkodrës arrin marrëveshjen për sponsorizimin e Vllaznisë

15:38, 09/07/2020

Një lajm i madh ka ardhur ditën e sotme për të gjithë tifozët e Vllaznisë.

Klubi nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare njofton se është nënshkruar një marrëveshje për sponsorizimin, partneritetin dhe bashkëpunimin ndërmjet Klubit dhe Bashkisë Shkodër nga njëra anë, me Shoqërinë “ALBAPHOTO” shpk, në krye të së cilës qëndron Alban Xhaferi, i cili para pak kohësh njoftoi se dëshiron të marrë klubin në pronësinë e tij.

Njoftimi i klubit shkodran:

“Klubi i Futbollit ‘Vllaznia’ njofton të gjithë dashamirët e futbollit për nënshkrimin e marrëveshjes për sponsorizimin, partneritetin dhe bashkëpunimin ndërmjet Klubit dhe Bashkisë Shkodër nga njëra anë, me Shoqërinë ‘ALBAPHOTO’ shpk – DISTRIBUTOR I AUTORIZUAR I ‘FUJIFILM’ dhe SHOQATA E BASKETBOLLIT ‘VLLAZNIA’.

Kjo marrëveshje ka objekt të saj:

a) Bashkëpunimi për konsolidimin e rezultateve të ekipit të parë dhe ekipeve të moshave të Akademisë “Vllaznia”, rikthimin e qëndrueshëm të Klubit të Futbollit “Vllaznia” sh.a në pozicion dinjitoz në renditjen e kampionatit kombëtar të futbollit të Superligës shqiptare dhe mundësinë për pjesëmarrje në aktivitete dhe kompeticione ndërkombëtare.

b) Partneritetin, midis palëve për të dhënë mbështetje teknike dhe financiare Klubit të Futbollit “Vllaznia” sh.a., në bashkëpunim dhe harmonizim me angazhimet dhe kontributet teknike dhe financiare të vetë Bashkisë Shkodër si aksioneri i vetëm, por edhe të strukturave drejtuese, të personelit, lojtarëve dhe çdo aktori tjetër institucional, publik, privat dhe që ka interes.

Me nënshkrimin e kësaj marrëveshje bashkëpunimi nis menjëherë në mbështetje të ekipit të parë “Vllaznia” dhe ekipeve të moshave të Akademisë “Vllaznia” për arritjen e rezultateve sa më të larta.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco