Berbatov: Këta 3 ‘yje’ në të ardhmen mund të imitojnë Ronaldon e Messin

Berbatov: Këta 3 ‘yje’ në të ardhmen mund të imitojnë Ronaldon e Messin

19:02, 08/07/2020

Dimitar Berbatov ka përmendur Neymar, Kylian Mbappe dhe Mason Greenëood si lojtar që potencialisht të ndjekin rrugëtimin fantastik të Cristiano Ronaldos dhe Leo Messit në të ardhmen.

Messi dhe Ronaldo së bashku kanë fituar 11 Topa të Artë, dhe konsiderohen si dy nga futbollistët më të mëdhenj në histori të futbollit, ndërsa karriera e tyre po shkon drejt fundit.

“Të premten, do të bëhen dy vite që nga koha kur ish bashkëlojtari im, Cristiano Ronaldo, nënshkroi për Juventusin”, ka deklaruar Berbatov.

“Askush nuk mund të thotë se Cristiano nuk ka qenë i jashtëzakonshëm në Itali, veçanërisht duke konsideruar moshën e tij. Ai është 35 vjeç dhe shumë lojtarë do të pësonin rënie në këto nivele, por ai akoma po bën gjëra të paimagjinueshme”.

“Ronaldo kujdeset shumë mirë për veten, ndoshta më mirë se çka bërë më parë, sepse në moshën e tij duhet të punosh shumë për të qëndruar në gjendje të mirë”.

“Messi dhe Ronaldo, kanë qenë më shumë se të veçantë. Në të ardhmen do të kemi Neymarin, Mbappe, Greenëood dhe lojtarë të tjerë të rinj që shpresojmë të arrijmë kulmin e Ronaldos dhe Messit”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco