Lazio 'ngre flamurin e bardhë', Juventus me një 'dorë' te titulli

Lazio 'ngre flamurin e bardhë', Juventus me një 'dorë' te titulli

21:49, 07/07/2020

Asgjë nuk shkon siç duhet për skuadrën e Lazios. Të mundur thellë nga Milani disa ditë më parë (3-0), bardhekaltërit humbën  sërish mbrëmjen e kësaj të marte. Ekipi i Simone Inzaghit udhëtojë drejt Lecces me synimin për t;u rikthyer tek fitorja. Në fillim besohej se kryeqytetasit do të dilnin me tri pikë nga kjo sfidë, pasi që në minutën e 5-të kaluan në avantazh me anë të Caicedos.

Mirëpo  gjërat nuk shkuan në rrugën e duhur. Lojtarët e Lecces ishin superior dhe arritën të barazon ndeshjen, falë sulmuesit Babakar në minutën e 30-të.

Pak para pushimit, vendasit mund të kishin dyfishuar, por Mancosu nuk u tregua i saktë nga pika e bardhë e penalltisë. Megjithatë, në fillim të pjesës së dytë, vendasit arritën të shënonin golin e dytë me anë të mbrojtësit Fabio Lucionin. Në minutën e 93-të Patric u ndëshkua me karton të kuq dhe la Lazion me 10 futbollistë, ndërsa as 10 minutat shtesë të akorduara nga arbitri Maresca nuk mjaftuan që bardhekaltrit të shmangin humbjen.

Me këtë fitore Lecce parakalon përkohësisht Genoan dhe del nag zona e rënies nga kategoria, ndërsa Lazio mbetet në vendin e dytë me 7 pikë më pak se Juventusi kryesues, distancë që mund të rritet nëse bardhezinjtë marrin pikë në Milan.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco