Dolën pozitivë 9 ditë më parë, ja rezultati i testit të dytë të Djokovic dhe bashkëshortes

Dolën pozitivë 9 ditë më parë, ja rezultati i testit të dytë të Djokovic dhe bashkëshortes

11:18, 03/07/2020

Novak Djokovic dhe bashkëshortja e tij Jelena Djokovic kanë rezultuar negativ me Covid-19, pas testit të dytë të kryer sot. Ky test vjen 9 ditë pas testit të parë, ku tenisti serb dhe  bashkëshortja e tij dolën pozitivë me koronavirus dhe hynë në izolim.

Lajmi u publikua nga mediat serbe, që i referohen burime pranë tenistit, por vetë numri 1 në botë për meshkuj nuk ka dhënë asnjë deklaratë. Djokovic doli pozitiv gjatë turneut të “Adria Summer Tour” të organizuar prej tij, turne që u ndërpre menjëherë.

Pozitivë në atë turne dolën edhe tenistët Grigor Dimitrov, Borna Coric dhe Viktor Troicki, dy trajnerë dhe disa punonjës. Gjithsesi, Djokovic u vu në qendër të polemikave për organizimin e atij turneu, pasi nuk respektoi distancimin social në tribuna dhe në festën pas ndeshjeve./ telesport

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco