Chelsea mundet nga West Ham, dygolëshi i Willian nuk mjafton

Chelsea mundet nga West Ham, dygolëshi i Willian nuk mjafton

23:30, 01/07/2020

Chelsea priste të përfitonte nga humbja e Leicester (1-2 kundër Everton) për të arritur në podiumin e Premier League në fund të kësaj jave të 32-të. Blutë e Londrës luanin kundër West Hamit të vendit të 17-të në renditje. Skuadra e Frank Lampard arriti të shënoi e para në këtë sfidë. Ishte braziliani, Willian që i dha avantazhin londinezëve në minutën e 42-të.

Mirëpo kur po mbyllej pjesa e parë, vendasit arritën të barazonin sfidën, falë golit të shënuar nga Soucek (45 + 2).

Vetëm 6 minuta pas fillimit të pjesës së dytë, Antonio, i dha avantazhin Ëest Ham dhe vuri në dyshim fitimin e kësaj ndeshje për ekipin e Lampard. Por Willian në të 72-ën  shënoi përsëri për Chelsea-n, duke barazuar shifrat. Në fundit e sfidës, kur blutë po e rritnin edhe më shumë presionin, për të marrë fitoren, vjen goditja e rëndë për ta, pas një kundërsulmi të shpejtë, që u përmbyll me gol nga Yarmolenko, 3-2.

Një fitore e madhe kjo për West Hamin, që parakalon Watfordin dhe krijon një diferencë prej tri pikësh me Aston Villan dhe Bournemouthin, që janë në zonën e rënies.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Tags

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco