VIDEO/ Arthur Melo mbërrin në Torino për të kryer vizitat mjekësore

VIDEO/ Arthur Melo mbërrin në Torino për të kryer vizitat mjekësore

08:27, 28/06/2020

Tashmë është thuajse e kryer. Arthuro Melo ka mbërritur në Torino për të kryer vizitat mjekësore te Juventus.

Orët e vona të mbrëmjes së djeshme avioni privat i brazilianit u aderua në aeroportin e Caselle . Sipas gazetës spanjolle “Sport”, ai shoqërohej nga anëtarët e familjes dhe ish drejtori i Barcelonës, Robert Fernandez.

Melo është pjesë e marrëveshjes mes klubit të Barcelonës dhe Juventusit për shkëmbimin midis tij dhe Pjanic.   Bardhezinjtë duhet të paguajnë edhe 10 milion euro shtesë, pasi Melo vlerësohet nga Barça rreth 70 milionë euro.

Besohet se kontrata e Arthur me Juve do të jetë me vlerë deri në 7 milionë € në vit, duke përfshirë edhe bonuset që lidhen me performancën.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Tags

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco