Dolën në sheshe për të festuar titullin, Liverpool kundra tifozëve

Dolën në sheshe për të festuar titullin, Liverpool kundra tifozëve

14:32, 27/06/2020

Pas 30 viteve, Liverpool u kurorëzua kampion i Anglisë të enjten në mbrëmje pas fitores së Chelsea kundër Manchester Cityt (2-1). Një titull ky që solli një festë të madhe të tifozëve të ekipit anglez, të cilët u panë të grumbulluar në sheshet e qytetit.

Mirëpo këto grumbullimin nuk i kanë pëlqyer aspak klubit të Liverpool, të cilët reaguan me anë të një postimi në faqen zyrtare.

Drëejtuesit e Liverpool dënuan grumbullimet e tifozëve, pasi këto veprime mund të rrisin numrin e të prekurve me COVID-19, në krahinën e Merseyside.

“Mijëra njerëz u mblodhën në sheshin “Pier Head” në 26 qershor dhe disa prej tyre injoruan masat e distancimit social. Qyteti ynë është ende në një krizë të shëndetit publik dhe kjo sjellje është krejtësisht e papranueshme. Rreziku i mundshëm i një piku të dytë të COVID-19 ekziston dhe duhet të punojmë së bashku që të sigurohemi që nuk do të zhbëhet gjithçka e arritur gjatë bllokimit të gjithë rajonit. Kur situata të jetë kushtet e duhura, do të punojmë të gjithë për të organizuar një paradë fitoreje, ku të gjithë mund të vijnë të festojmë së bashku. Deri atëherë, siguria e qytetit tonë dhe e njerëzve tanë vijon të jetë përparësia numër një për ne”, shkruhet në deklaratën e klubit anglez.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Tags

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco