E ardhmja e Neymar varet nga Champions League

E ardhmja e Neymar varet nga Champions League

10:36, 26/06/2020

Ecuria e PSG-së në Ligën e Kampionëve duket se do të përcaktojë të ardhmen e Neymarit në Paris.

“Ylli” brazilian ka pranuar që dëshiron të bëjë histori te PSG dhe se objektivi i tij kryesor është të fitojë Championsin (pasi u rikonfirmua kampion i Ligue 1).

Drejtuesit e klubit francez e kanë objektiv kupën me veshë të mëdhenj, pas përforcimeve të bëra këtë sezon.

Triumfi ose dështimi në Championsit do të shënojë të ardhmen e Neymarit, por edhe të klubit francez.

Në këtë sens, në Francë ata janë të sigurt se Neymar, i cili e përfundon kontratën e tij në 2022, mund të ruajë marrëdhëniet e tij me PSG nëse fiton në Champions League këtë vit.

Flitet madje edhe për një zgjatje të mundshme të kontratës. Sidoqoftë, dështimi për të fituar Championsin e shtyn drejt largimit e brazilianin.

Do të thoshte një dështim i ri për Neymarin dhe klubin francez, i cili gjithashtu do të ishte i detyruar të niste një revolucion të ri.

Prandaj, i gjithë fokusi është në fazën “Final Eight” që do të zhvillohet në gusht në Lisbonë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco