Zyrtare/ Federata Shqiptare e Volejbollit mbyll përfundimisht sezonin, shpall fituesit

Zyrtare/ Federata Shqiptare e Volejbollit mbyll përfundimisht sezonin, shpall fituesit

19:33, 24/06/2020

Tashmë është zyrtare: Federata Shqiptare e Volejbollit ka përcaktuar verdiktet përfundimtare të sezonit 2019-2020, duke e konsideruar edicionin të mbyllur pa e rinisur më që nga ndërprerja në muajin mars për shkak të pandemisë. Mund të thuhet se ishte një vendim i pritshëm, i cili u konkretizua vetëm pas përfundimin e afatit të fundit, 23 qershorit, për marrjen e lejes nga qeveria për rifillimin e aktiviteteve në salla të mbyllura. FSHV është detyruar kështu të përcaktojë fituesit: Erzeni për meshkuj dhe Mirdita për femra. Dotë jetë pikërisht këto dy skuadra që do të kenë të drejtën të marrin pjesë edhe në Kupat e Europës.

Pjesë nga deklarata

"Në vijim të situatës së pandryshuar për shkak të COVID-19 e duke qenë se deri më sot është akoma në fuqi Urdhri i Ministrisë së Shëndetësisë, Nr.326, Datë 15/05/2020: ‘Për kufizimin e aktiviteteve sportive në sallat e mbyllura’, si dhe në respekt të skadencës së vendosur nga Asambleja e 31-të e FSHV-së për datën 23 qershor 2020, Komiteti Ekzekutiv vendosi ta konsiderojë zyrtarisht të përfunduar sezonin sportiv 2019-2020. Duke u bazuar në klasifikimet, shpallen fituesit për femra, meshkuj, U-21 e U-20 si më poshtë:

1. Mirdita, fitues tek femra A1

2. Agritourism Huqi, fitues tek femra A2

3. Erzeni, fitues tek meshkuj A1

4. Skënderbeu, fitues tek U-20 (të reja)

5. Farka Volley, fitues tek U-21 (të rinj)

Duke iu referuar klasifikimeve në momentin e ndërprerjes për kategoritë përkatëse, femra e meshkuj, Komiteti Ekzekutiv vendosi gjithashtu që ekipet fitues, së bashku me ekipet e tjera, si edhe me fituesit e Kupës së Shqipërisë do të kenë të drejtën të marrin pjesë në Kupat e Evropës, sipas rregullave dhe kuotave të përcaktuara nga CEV-i”, shkruhej në komunikatën për shtyp.

Duke shpresuar që kjo situatë pandemie të mos përsëritet më kurrë, FSHF ka uruar shëndet e suksese në sezonin e ardhshëm! Ju kujtojmë, që gjatë asamblesë të mbajtur disa ditë më parë, u vendos gjithashtu shkrirja në një kategori të vetme e grupeve A1 dhe A2 për femra për edicionin 2020-2021.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco