Merkato: Lazio hidhet në sulm për Marash Kumbullën

Merkato: Lazio hidhet në sulm për Marash Kumbullën

18:01, 24/06/2020

Mbrojtësi i Veronës, Marash Kumbulla është një nga lojtarët më të kërkuar në merkato. Në kulmin e karrierës së tij, futbollisti kombëtares shqiptare po zhvillon paraqitje të shkëlqyera me skuadrën veroneze.

20 vjeçari ka një fizik imponues (1.91 i gjatë) dhe është mjaft i fortë në lojën në ajër. Për këtë arsye, skuadra e Juventusit dhe Interit kanë shfaqur interes për shërbimet e mbrojtësit shqiptar. Por dy klubeve i duhet të përplasen në merkato  me një pretendent tjetër. Bëhet fjalë për ekipin e  Lazio-s, të cilët gjithashtu dëshirojnë të përfitojnë shërbimet e mbrojtësit shqiptar.

Sipas “Sky Sport”, bardhekaltërit do të shfrytëzojnë miqësinë që presidenti Claudio Lottio ka me presidentin e Veronës, Maurizio Setti, por nuk duhet harruar edhe drejtori sportiv i Lazios, Igli Tare, i cili do të bëjë të pamundurën të afrojë në skuadër, bashkëkombasin e tij. Një gjë është e sigurt, klubi e Veronës do të përfitojë një shumë të madhe nga shitja e Marash Kumbullës, përflitet për 30 milionë euro.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco