VIDEO+FOTO/ Tifozët e Fiorentinës protestojnë fuqishëm, ndalojnë prishjen e stadiumit

VIDEO+FOTO/ Tifozët e Fiorentinës protestojnë fuqishëm, ndalojnë prishjen e stadiumit

23:06, 19/06/2020

Mijëra tifozë të Fiorentinës arritën ditën e sotme të bllokonin prishjen e stadiumit të Firences “Artemio Franki”.

Ata shpalosën banderola ku kishin paraqitur dy buldozerë që shembnin stadiumin.

Ultrasit e skuadrës “vjollcë” janë kundër prishjes së stadiumit aktual, por kërkojnë që të ndërtohet një impiant i ri në një terren tjetër.

Me flakadanë në duar dhe banderola, ata u takuan me menaxherin e përgjithshëm të klubit Xho Barone.

Pas negociatave, buldozerët u larguan nga stadiumi “Artemio Franki”.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco