VIDEO/ Berisha dhe Roshi protagonistë në fitoren e Akhamt Groznyt

VIDEO/ Berisha dhe Roshi protagonistë në fitoren e Akhamt Groznyt

21:41, 19/06/2020

Odise Roshi dhe Bernard Berisha ishin protagonistë në fitoren që Akhamt Grozny 4-2 arriti ndaj Krilja Sovetov në kampionatin rus të futbollit.

Shqiptarët zhvilluan një paraqitje mjaft dinjitoze, madje duke kontribuar në golin e 4-rt për skuadrën çeçene.

Pikërisht ai gol u realizua nga Berisha, i cili mori një asist perfekt nga Roshi pas një shpërthimi të bukur të këtij të fundit në krahun e djathtë.

Me këtë sukses, Akhmat u largua nga vendi i fundit që mbante në renditje dhe rihap shanset për të mbijetuar në elitën e futbollit rus në këtë edicion.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco