Ja çfarë thotë trajneri i Kukësit pas fitores me Partizanin

Ja çfarë thotë trajneri i Kukësit pas fitores me Partizanin

19:28, 07/06/2020

Kukësi fitoi në “Selman Stërmasi” ndaj Partizanit me rezultatin 3-1, duke ruajtur diferencën prej 9 pikësh me Tiranën kryesuese, për të shpresuar deri në fund për titullin kampion.

Pas fitores së arritur në kryeqytet, tekniku i verilindorëve, Orges Shehi, u shpreh: “Ishte fitore e rëndësishme. E kam thënë para takimit, është ndeshje që përcakton rrugën tonë drejt titullit. Mendoj se e kemi interpretuar mirë lojën dhe i shfrytëzuam mirë rastet që patëm.

Tirana? Duhet të fitojmë në fillim dhe pastaj të shikojmë kundërshtarin. Ne jemi të fokusuar te ndeshjet tona”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco