Emre Can këshillon Jadon Sanchon: Djalë i mirë, por nuk duhet të bëjë më gabime të tilla!

Emre Can këshillon Jadon Sanchon: Djalë i mirë, por nuk duhet të bëjë më gabime të tilla!

12:45, 07/06/2020

Jadon Sancho është në qendër të polemikave në Gjermani. Shkak për këtë është bërë një foto e postuar në rrjetet sociale, ku shihet futbollisti i Dortmund duke u qethur nga berberi, pa maskë mbrojtëse.

Ky veprim u dënua me gjobë nga Federata Gjermane e Futbollit. Pas fitores së Dortmund këtë të shtunë (1-0) kundër Hertha Berlin, shoku i tij i skuadrës Emre Can foli mbi këtë çështje për “Sky Germany” . Mesfushori gjerman me dashmirësi për Sanchon u shpreh se ai ka nevojë për këshilla.

"Jadon ka nevojë për këshilla. Është djalë i mirë dhe është e vërtetë që unë shkoj mirë me të. Të gjithë kanë nevojë për një berber. Në të ardhmen, nuk duhet t’ia lejojë vetes të bëjë më gabime të tilla, sepse ne, si ekip, jemi përgjegjës për to. Ne e dimë që Sancho duhet të jetë më i disiplinuar në lidhje me disa gjëra, gjithashtu edhe ai e di këtë. Unë nuk mendoj se e bën këtë për të bërë ndonjë skandal. Ndoshta nuk e kupton, sepse ndoshta i beson njerëzve të tjerë për shumë gjëra të caktuara. Mjedisi që të rrethon është shumë i rëndësishëm, " tha Can.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco