Bayern mposht Leverkusenin, kryeson bindshëm Bundesligën

Bayern mposht Leverkusenin, kryeson bindshëm Bundesligën

17:48, 06/06/2020

Bayern Munich ka marrë një tjetër fitore të rëndësishme në Bundesliga.

Bavarezët mposhtën në transfertë 4-2 skuadrën e Leverkusenit e vlefshme për javën e 30 nëelitën e futbollit gjerman.

Bavarezët panë veten në disavantazh kur po luhej minuta e 10’ e takimit. Ishte Lucas Alario që shënoi për 1-0, por kjo ishte gjithçka për “aspirinat”.

Kampionët në fuqi barazuan me anë të Kingsley Coman, në minutën e 27’, kurse avantazhin e gjetën në minutën e 42’ me anë të Leon Goretzka.

Serge Gnabry shënoi golin e tretë për Bayernin duke mbyllur pjesën e parë në avantazhin e dy golave.

Rezultatin final të takimit e vulosën Robert Lewandowski, që sigurisht nuk mund të mungonte në listën e golashënuesve (66’) dhe Florian Ëirtz (89′) për 2-4.

Me këtë fitore, Bayern kryeson Bundesligan me 70 pikë, +10 pikë më shumë se ndjekësit e Dortmundit.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco