Duka sqaron se pse gazetarët nuk lejohen në stadium: Po zbatohet protokolli, duhet të jenë të duruar

Duka sqaron se pse gazetarët nuk lejohen në stadium: Po zbatohet protokolli, duhet të jenë të duruar

22:18, 03/06/2020

I ftuar në emisioni “Fair Play”  në SyriTV, presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, u pyet për reagimin e komunitetit të gazetarëve, të cilët janë ankuar për mos praninën e tyre në shkallët e stadiumit dhe për këtë është etiketuar FSHF.

Duka u shpreh se është zbatuar protokolli dhe gazetarët duhet të jenë të duruar.

“ Është zbatuar protokolli, dhe për këtë jam i lumtur. Protokolli ka qenë i qartë për të gjithë dhe ka përcaktuar një numër të kufizuar pjesëmarrësish, kështu që është zbatuar maksimalisht. Të gjithë gazetarët duhet të jenë të duruar. Askujt nuk i kanë munguar pamjet nga ndeshjet, kështu që nuk mund të ankohen për këtë pjesë," u shpreh Duka

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco