Paolo Tramezani ulet në stolin e ekipit zviceran

Paolo Tramezani ulet në stolin e ekipit zviceran

21:37, 03/06/2020

Paolo Tramezani tashmë ka gjetur një skuadër të re për të ushtruar profesionin e tij, atë të trajnerit.

Ish-ndihmësi i De Biasit te Shqipëria, është zyrtarizuar ditën e sotme te skuadra zvicerane e Sionit.

Bëhet fjalë për një rikthim te kjo skuadër, pasi kujtojmë se ka qenë në drejtimin e tyre edhe në të kaluarën, më saktë në fillim të sezonit 2017-2018.

Sioni, ku luan edhe lojtari i Kombëtares, Emir Lenjani, e ka zyrtarizuar ditën e sotme Tramezanin deri në fund të sezonit, duke shtuar se objektivi i qartë është mbijetesa, pas një sezoni të vështirë.

Kujtojmë se Tramezani ishte i papunë nga 3 shkurti i këtij viti, kur u largua nga drejtimi i Livornos.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco