Rinis Superliga, ja formacionet zyrtare të ndeshjeve

Rinis Superliga, ja formacionet zyrtare të ndeshjeve

16:32, 03/06/2020

Superiorja rikthehet ditën e sotme, pas pezullimit në muajn mars, për shkak të pandemisë së koronavirusit.

Kështu, sot luhen 5 ndeshja, katër prej të cilave do të luhen në orën 17:00 dhe një në orën 20:00, të vlefshme për javën e 27 në Kategorinë Superiore.

Duke filluar nga ora 17:00, Laçi do të pres Teutën.

Pritet të jetë një përballje e fortë mes dy skuadrave, pasi si kurbinasit ashtu edhe durrsakët synojnë Europën.

Skuadrat janë përgatitur në maksimum në këto kohë dhe do të kërkojnë të marrin një rezultat pozitiv, duke ditur se kanë pak a shumë objektiva të njëjta siç është kualifikimi në Europë nëpërmjet kampionatit.

FORMACIONET ZYRTARE:

LAÇI: Stazhilla, Fangaj, Ignjatoviç, Selmani, Rapo, Shehu, Deliu, Lushkja, Xhixha, Vecaj, Greca. Trajner: Armando Cungu.
TEUTA: Frashëri, Todorovski, Hoxha, Arapi, Kuros, Aleksi, E. Vila, Kallaku, L. Vila, Çyrbja, Hebaj. Trajner: Edi Martini
GJYQTARË: Juxhin Xhaja, Denis Rexha, Nertil Bregasi, Olsid Ferataj.

Gjithashtu në këtë orë luhet edhe takimi midis Kukësit dhe Luftëtarit.

Verilindorët do të kërkojnë triumfin në këtë sfidë, pasi luftojnë për titullin kampion, ndonëse është 9 pikë larg Tiranës kryesuese.

Mirëpo ndeshja nuk do të jetë dhe aq e lehtë, pasi gjirokastritët luftojnë për mbijetesë.

 

FORMACIONET ZYRTARE:

KUKËSI: Xhika, Maliqi, Teqja, Lulaj, Kotobelli, Et’hemi, Musolli, Musta, Gavazaj, Abazaj, Shkurtaj. Trajner: Orges Shehi.
LUFTËTARI: Shala, Dragoshi, Lala, Duka, Kukaj, Hyseni, Dushkaj,Çela, Çelaj, Lika, Mehmetllari. Trajner: Neritan Novi.

GJYQTARË: Andi Koçi, Fatmir Lamaj, Maringlen Llukmani, Klodian Shahini

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco