Operacioni ‘fshesa’/ Barcelona pritet të largojë disa futbollistë për të transferuar...

Operacioni ‘fshesa’/ Barcelona pritet të largojë disa futbollistë për të transferuar...

13:18, 01/06/2020

Barcelona po bën të pamundurën për të nënshkruar me sulmuesin, Lautaro Martinez, ndërsa në arkat e klubit të Interit pritet të derdhen plot 111 milionë euro, në periudhën mes 1 dhe 15 korrikut.

Pikërisht për këtë arsye Barcelona ka nisur operacionin “fshesa” duke larguar disa lojtarë për të rimbursuar sadopak kartonin e argjentinasit.

I pari në listën e largimit është portugezi Nelson Semedo, i ciloi vlerësohet shumë nga Pep Guardiola te Manchester City dhe klubi anglez duket është gati të paguajë 40 milionë euro për kartonin e tij.

Përveç portugezit, një tjetër emër që pritet të sjellë para kesh në arkat e katalanëve, është ai i brazilianit Philippe Coutinho, i cili është në huazim te Bayern Munchen, por gjermanët nuk kanë ndërmend ta ushtrojnë të drejtën e blerjes.

Për fantazistin brazilian interesohen klube të ndryshme në Premier League, ndërsa Barcelona është gati të ulë çmimin në 70 milionë euro.

Gjithashtu mediat në Spanjë raportojnë se dy lojtarët e tjerë francezë, Antoninne Griezmann dhe Ousmane Dembele janë me valixhe gati pasi nuk po përshtaten në “Camp Nou”.

Kampionët e botës janë dyshja që mbase propozohet për një shkëmbim të mundshëm me PSG-së për t’i rrëmbyer Neymarin.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco