Bundesliga/ Borussia Monchengladbach fitore me ‘aromë’ Championsi

Bundesliga/ Borussia Monchengladbach fitore me ‘aromë’ Championsi

18:17, 31/05/2020

Borussia Monchengladbach rifitoi vendin e tretë në Bundesligë pas fitores së thellë 4-1 ndaj Union Berlinit në “Borussia-Park”.

Një sfidë e dominuar totalisht nga skuadra vendëse, që në asnjë moment nuk e vuri në diskutim suksesin, pavarësisht se miqtë nga Berlini e ngushtuan përkohësisht diferencën e golave në 2-1.

Takimi u zhbllokua që në minutën e 17-të nga Neuhaus, ndërsa Thuram realizoi të dytin para se skuadrat t’u drejtoheshin dhomave të zhveshjes për pushimin mes pjesëve.

Në fillim të fraksionit të dytë Union Berlini u duk sikur u kthye në lojë me golin e Andersson, por ky finalizim e shkundi Gladbachun, që gjeti edhe dy herë të tjera rrjetën me Thuram, që sigloi të dytin personal, dhe Pelean.

Me këtë fitore Borussia M. Ngjitet në vendin e tretë me 56 pikë, aq sa ka edhe Leverkuseni (vendi katërt), ndërsa Union Berlini pas kësaj disfate, vijon të jetë i rrezikuar në pjesën e fundit të tabelës, me katër pikë më shumë se Dusseldorfi që me renditjen aktuale luanë në play off.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco