VIDEO/ Enis Çokaj shënon supergol në gjysmëfinalen e Kupës së Kroacisë

VIDEO/ Enis Çokaj shënon supergol në gjysmëfinalen e Kupës së Kroacisë

22:16, 30/05/2020

Mesfushori shqiptar Enis Çokaj ka shënuar një supergol në gjysmëfinale të Kupës së Kroacisë.

Lokomotiva e Zagrebit po mposhtej 1-0, me një gol të shpejtë të Slaven Belupos. Rastet nuk munguan për të barazuar, por u desh një “perlë” e Çokaj që shifrat të baraspeshohen.

Në minutën e 67-të, mesfushori kuqezi e sheh veten disi të lirë brenda zonës dhe nuk mendohet dy herë, duke goditur fluturimthi.

Për Lokomotivën e Zagrebit, e nisën titullarë këtë sfidë të pestë futbollistët shqiptarë: Çokaj, Uzuni, Tuci, Mersinaj dhe Kastrati.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco