Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

Presidenti i Brescias flet për Balotellin: Me kokën e tij nuk është më këtu me ne!

Presidenti i Brescias flet për Balotellin: Me kokën e tij nuk është më këtu me ne!

23:21, 28/05/2020

Mario Baloteli do të mbyllë një sezon me shumë luhatje te Brescia, ndërsa shpesh herë ka rënë edhe në epiqendër të vëmendjes mediatike. Ashtu siç ndodh rëndom me këtë sulmues, pasi ndryshon nga të tjerët.

Ekipi ndodhet në vendin e fundit të Serisë A dhe nëse gjithçka do të mbyllet në këtë mënyrë, atëherë largimi është i pashmangshëm, pasi një lojtari si Baloteli nuk e pranon Serinë B. Një gjë të tillë e ka pohuar dhe vetë presidenti i Brescias, Cellino.

“Balotelli është një djalë i veçantë, por me kokën e tij nuk është më këtu me ne dhe këtë e marrë si të mirqenë. Nuk ka asgjë më ndryshe sesa nga ajo që ka bërë gjithmonë. Është pak anarkist. Çështja zmadhohet gjithmonë kur flitet për Balotellin, ndërsa me kontratën nëse shkojmë në Serinë B, atëherë do të jetë pa kontratë”, tha Cellino.

 Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco