Presidenti i klubit të Prishtinës dhuron 1 mijë tampon, premton dhe të tjerë

Presidenti i klubit të Prishtinës dhuron 1 mijë tampon, premton dhe të tjerë

21:02, 26/05/2020

Ditën e sotme, presidenti i klubit të Prishtinës, Remzi Ejupi i dorëzoi Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik 1 mijë tamponë për të kryer testimet e koronavirusit tek lojtarët dhe stafet teknike tek skuadrat e futbollit në Superligën e Kosovës.


Për “RTK” Ejupi deklaroi se pret të dërgohen dhe 10 mijë tamponë të tjerë, ndërsa shpreson që numri total të shkojë në 20 mijë. Me këto tamponë do të testohen klubet e futbollit në Kosovë dhe shumë qytetarë.

“Kemi arritur të futemi në radhë dhe të sigurojmë dhjetëmijëshin e parë të tamponëve. Shpresoj se shumë shpejt do ta rrisim numrin dhe kështu Kosovës nuk do t’i mungojnë testet për Covid-19”, u shpreh biznesmeni i njohur Ejupi, i cili kishte deklaruar kohë më parë se do të garantonte furnizimin e tamponëve.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco