Analisti sportiv, Xhevdet Zekaj në SYRI TV: Futbollistët kanë probleme, qeveria ka harruar sportin

Analisti sportiv, Xhevdet Zekaj në SYRI TV: Futbollistët kanë probleme, qeveria ka harruar sportin

18:53, 26/05/2020

Xhevdet Zekaj ka folur për situatën delikate që po përjeton futbolli në vend dhe Europë si pasojë e pandemisë së koronavirusit.

Gjatë një interviste për gazetaren Enkeleida Zeko në SYRI TV, analisti i njohur i sportit theksoi se rinisja e kampionatit në vend do të jetë shumë e vështirë për futbollistët që kanë bërë një ndërprerje të gjatë.

Gjithashtu Zekaj theksoi se klubet shqiptare kanë vuajtur gjithmonë pasojat financiare por tashmë presj pandemisë gjithçka rëndohet akoma edhe më shumë.

“Futbolli shqiptar ka pasu dhe ka akoma më shumë probleme sidomos me financat. Edhe futbollistët nuk janë ndërgjegjësuar për kontrata dhe problem është financat e dobëta të klube që varen pjesërisht ose plotësisht nga bashkinë. Mund të them që Vllaznia e ndjen më shumë këtë krizë, më vjen keq për Shkodran që prej shumë kohësh ka probleme me financat.

Ulja e pagaveNëse e krahasojmë me të tjerët kjo është polemikë që ndodh në të gjithë botën. Futbollistët shqiptarë nuk janë mësuar me paga të ulëta pasi jetojnë më mirë se pjesa tjetër e shqiptare. Klube si Bylis që kanë probleme me financat dhe futbollistët kanë të gjithë të drejtat e tyre të ankohen për uljen e pagave. Një pjesë e madhe e presidentëve kanë diskutuar dhe kanë arritur marrëveshje me futbollistët. Shumë futbollistë janë mësuar me paga të larta madje edhe më të larta se kryeministri dhe presidenti. Disa e kanë të vështirë të pranojnë ulje.

Xhevdet Zekaj ashpërsoi tonet kritike për qeverinë e cila sipas tij ka lënë në mëshirë të fatit sportin dhe kujtohet të shkojë në tribunë vetëm kur vjen Gjermania, Franca apo përfaqësuese të tjera të njohura.

“Lojtarët duhet të jenë më të logjikshëm dhe duhet të bien në kompromis dhe të tolerojnë për të gjetur marrëveshje me bizneset.

Shteti nuk ka dhënë asgjë as për bizneset as për sportin, por i ka lënë në mëshirë të fatit. Shteti nuk e do futbollin, ata kujtohen për futbollin vetëm të ulen në tribunën VIP kur vjen Franca, Gjermania apo shtet të e tjera të mëdha.

Kampionati si më parë apo me probleme? –  Do të dëshironim që ky kampionat të mbyllej mirë pa probleme dhe futbollistët mos lëndohen as sëmure. Kjo ishte një ndërprerje e madhe për futbollistët pasi nuk janë mësuar nga kjo mungesë përgatitje dhe stërvitje, shkalla e dëmtimeve do të rritet me dyfishin krahasuar me ditët normale.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco