Milani njofton si është gjendja e Ibrës pas dëmtimit

Milani njofton si është gjendja e Ibrës pas dëmtimit

14:40, 26/05/2020

Zlatan Ibrahimovic pësoi një dëmtim ditën e djeshme në stërvitje, duke sjellë ankthin te Milani.

Në fillim u mendua për një dëmtim të rëndë, i cili mund t’i mbyllte sezonin, por edhe karrierën e tij futbollistike, duke parë edhe moshën e madhe të futbollistit.

Megjithatë, tashmë te kuqezinjtë mund të jenë të qetë, kjo edhe për shkak të përgjigjes së marrë nga testet e kryera prej sulmuesit.

Në një komunikate zyrtare, Milani ka njoftuar se suedezi ka pësuar një dëmtim muskulor në pulpën e këmbës së djathtë dhe nuk bëhet fjalë për ndonjë dëmtim të madh që do e detyronte lojtarin të mbyllte karrierën e tij.

Klubi kuqezi në komunikatë ka njoftuar se Ibra do kryejë edhe teste të tjera pas 10 ditëve, ku dhe do të përcaktohet koha e rikuperimit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco