Kompeticioni i radhës që mbyllet para kohe prej Koronavirusit

Kompeticioni i radhës që mbyllet para kohe prej Koronavirusit

11:17, 26/05/2020

Basketbolli europian gjunjëzohet para Koronavirusit. Sezoni 2019-2020 i Euroligës dhe Eurokupës, i ndërprerë që prej 12 marsit, tashmë zyrtarisht është anuluar.

Në asamblenë e jashtëzakonshme, president i Euroligës, Jordi Bardomeu, u propozoi 11 skuadrave të autorizuara (Real Madrid, Barcelona, Baskonia, Panathinaikos, Olimpiakos, Fenerbahçe, Efes, CSKA, Makabi, Armani Milano e Zalgiris Kaunas) mbylljen përfundimtare të kompeticionit.

Kështu, gjithçka mbyllet këtu, pasi plani B i propozuar dukej shumë i ndërlikuar për t’u zbatuar (parashikohej zhvillimi i 54 ndeshjeve dhe faza “play off” me 8 skuadra nga data 4 korrik deri më 26 korrik).

Megjithatë, ky nuk ishte një vendim i papritur, duke parë që të shtunën e kaluar shumë lojtarë ishin shprehur kundër rifillimit të sezonit, gjatë një video-konference me Bartomeun, njeriun që prej 20 vitesh drejton kompeticionin më të lartë të basketbollit europian.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco