Lippi: Championsi me Juventusin? Pak ekipe kishin...

Lippi: Championsi me Juventusin? Pak ekipe kishin...

09:07, 23/05/2020

Ish-trajneri i Juventusit, Marcello Lippi foli  për “Radio Bianconera”, ku preku shumë tema, nga Championsi në vitin 1996 e deri te Pavel Nedved.

 

Championsi në vitin 1996? Ishim një skuadër që kishte një mënyrë sjellje të veten në fushë, një përqasje të veten. Pak ekipe e kishin atë. I thash Viallit se do të përballeshim me Ajax siç nuk e kishte bërë askush. Zakonisht skuadrat që luanin përballë holandezëve kishin frikë të deportonin, ne ndërkohë shkonim të sulmonim në çdo zonë të fushës. Ishim të aftë të presonim e të mbanin intensitetin e lartë dhe bëmë një ndeshje me të vërtetë të bukur. Kur filluam të presonim kundërshtarin, ata kishin frikë, më pas nuk riniseshim më nga pas dhe luanim me pasa të gjata te të cilat ne ishim shumë të mirë-vendosur.

 

Jugovic? Ishte një lojtar i rëndësishem, me cilesi të mëdha teknike dhe vlere ndërkombetare. Per kete e morrem nga Sampdoria."

 

Ndeved? Intuitat vijnë nëse ju keni aftësi.  Kur u ktheva te Juventus nga Interi më telefonoi Agnelli dhe më tha që duhet të shisnin Zidane, por gjithashtu më tha se të jem i qetë sepse do të blinin lojtarë të tjerë të rëndësishëm. Dhe me të vërtetë ata morën Buffon, Thuram dhe Nedved. Juventus në ato vite shiste një lojtar të shkëlqyer çdo vit, por thelbi i fort mbeti i njëjtë. Ata më ndihmuan të kuptoj se çfarë do të thoshte të luash me Juventus dhe ta mbaja një ekip të fortë ”.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco