Vdes në shkaqe misterioze, ish-futbollisti 24-vjeçar i PSG-së

Vdes në shkaqe misterioze, ish-futbollisti 24-vjeçar i PSG-së

15:38, 22/05/2020

Në moshën 24-vjeçare ka ndërruar jetë ish-futbollisti i Paris Saint Germain, Jordan Diakiese.

Diakiese ka luajtur për grupmoshat e Parisit si dhe për skuadrën B para se të largohej në verën e vitit 2015.

Ai pastaj ka vazhduar në klube më pak të njohura si në Zvicër te Chaux-de-Founds dhe në Kroaci tek skuadra NK Rudes.

24-vjeçari së fundmi ka qenë pjesë e skuadrës franceze AS Furiani. Ka qenë pikërisht klubi i fundit i lojtarit që ka njoftuar për vdekjen e tij, por pa zbuluar detajet e vdekjes.

Edhe kampioni në fuqi i Francës, Paris Saint Germain ka shprehur ngushëllime për humbjen e Diakieset.

Vlen të theksohet se mbrojtësi i djathtë ka qenë edhe pjesë e Kombëtares së Francës U20.

     

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco